Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Ne nuk e përkrahim vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov

Gruevski: Ne nuk e përkrahim vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov

Para pak minutash nisi pres konferenca e liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në lidhje me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për ndërprerjen e të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në lidhje me përgjimet dhe krizën politike, transmeton TetovaSot.

Gruevski theksoi se fuqishëm nuk e përkrahin vendimin e Ivanovit edhe përskaj asaj se besojnë se ka qëllim të mirë.

“Vendimi i ndihmon LSDM-së dhe është kundër interesave tona. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është se ai që ka bërë krim duhet që të përgjigjet. Askush në partinë tonë nuk ndjehet fajtor”, theksoi Gruevski.

Ai shtoi se Zaev dhe Verushevski duhet që të përgjigjen pasi që për veprat e tyre ka dëshmi të fuqishme, ndërsa populli e di se kujt duhet që t`i besoj.

“Interesi i LSDM-së është që në vend të ketë anarki, ndërsa interesi i jonë është që vendi të ecë para dhe demokracia të funksionoj, vendimet për zgjedhje të lira dhe demokratike t`i sjellin qytetarët”, theksoi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *