Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Zaev kërkon që në Maqedoni të vriten mbi 1000 qytetarë si në Ukrainë

Gruevski: Zaev kërkon që në Maqedoni të vriten mbi 1000 qytetarë si në Ukrainë

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, në një pres-konferencë të jashtëzakonshme që u mbajt në Shkup, ka adresuar kritika të fuqishme në adresë të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Sipas tij lideri i LSDM-së po punon që në Maqedoni të përsëritet skenari i përgjakshëm i Ukrainës ku u vranë me mijëra qytetarë të pafajshëm.

Gruevski i bën thirrje LSDM-së dhe kryetarit të saj, Zaev, që të ndërpresë të gjitha veprimet destruktive të cilët i organizon gjatë ditëve të fundit me qëllim për të destabilizuar Maqedoninë.

“Nga partia LSDM dhe Zaev mund të dëgjoni vetëm agresion dhe thellim të krizës. Po ta dëgjoni Zaevin, ai I thotë vetëm dy fjali. Në fjalinë e parë çdoherë angazhohet për konstruktivitet, ndërsa në fjalinë e dytë menjëherë ai flet për skenaret e Ukrainës, ku humbën jetën mijëra njerëz. Zaev këtë e bën vetëm për të arritur në pushtet. Mirëpo po i drejtohem tani Zaevit, se deri sa unë qëndroj në këmbë, asnjëherë nuk do të ia mundësoj këtë”, ka deklaruar mes tjerash ish kryeministri I Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke shtuar se Zoran Zaev së bashku me organizatat jo qeveritare të financuara nga Sorosi po punojnë për ta destabilizuar Maqedoninë duke e nxitur gjuhëne urrejtjes.

Mirëpo sipas Gruevskit VMRO-DPMNE punon vazhdimisht dhe është e fokusuar për të punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve., duke hapur vende të reja të punës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *