Home / Lajme / Maqedoni / Han: Jemi të shqetësuar për gjendjen e medieve në Maqedoni

Han: Jemi të shqetësuar për gjendjen e medieve në Maqedoni

Euro komisari për zgjerim, Johanes Han vlerëson se liria e medieve ishte dhe ngelet njëra prej prioriteteve të agjendës reformuese të Komisionit Evropian në bashkëpunim me Maqedoninë në korniza të marrëveshjes për stabilizim dhe asocijim.

Këtë gjë euro komisari Han e përmend duke iu përgjigjur letrës së presidentit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Mogens Bjergard, kah fundi i muajit shkurt ku me kërkesë të SHGM insistohej nga Komisioni Evropian që të angazhohet më shumë për reformat mediale në Maqedoni, si parakusht për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe kredibile.

Në njoftimin e SHGM-së transmetohet se komisari Han thekson se liria e shprehjes është njëra prej sferave të përfshira në listën e prioriteteve urgjente të përgatitura nga Komisioni Evropian pas publikimit të skandalit të përgjimeve.

“Gjatë të gjitha kontakteve tona në mënyrë të vazhdueshme kemi përmendur se e drejta e medieve është që të përcjellin informacione dhe ide nga interesi publik dhe e drejta e opinionit që t`i marr ato nuk guxon që të ndikohet politikisht duke u përzier në politikën redaktuese dhe punën e gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, sqaron Han në letër.

Sipas tij, për tejkalimin e problemeve ekzistuese në medie është i nevojshëm vullneti politik nga institucionet shtetërore për t`i respektuar ligjet aktuale në mënyrë adekuate.

“Për këtë arsye ne vazhdojmë që të përkrahim të gjithë liderët politik për të kontribuar për përfshirje mediale të shëndosh që është një kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të besueshme”, vlerëson komisari Han.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *