Home / Kryesoret / Han: Poenta e Marrëveshjes së Përzhinos janë zgjedhje të lira

Han: Poenta e Marrëveshjes së Përzhinos janë zgjedhje të lira

Poenta e Marrëveshjes së Përzhinos janë zgjedhje të lira, ndërsa KSHZ-ja duhet që ta përgatis listën zgjedhore, deklaroi dje euro komisari, Johanes Han, transmeton TetovaSot.

“Nuk dyshoj se duhet që të ketë zgjedhje. Tani vetëm mund që t`i thërras organet kompetente, e sidomos KSHZ-në që ta përgatisin listën zgjedhore.

Nuk kam indikacione se kjo gjë nuk është e mundur. Do të duhet që të ketë kohë të mjaftueshme për t`u kryer gjithçka që është e domosdoshme.

Poenta e fundit e Marrëveshjes së Përzhinos janë zgjedhjet, ndërsa esencialja që po kërkohet është që ato të janë të lira dhe të njohura ndërkombëtarisht”, deklaroi Han.

Ai i ftoi partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të fitoje ai që ka argumente më të mira.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *