Home / Kryesoret / HARADINAJ: JEMI KUNDËR SHKRIRJES SË AAK-SË NË VETËVENDOSJE

HARADINAJ: JEMI KUNDËR SHKRIRJES SË AAK-SË NË VETËVENDOSJE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar të vazhdojë e vetme rrugëtimin drejt kundërshtimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu ka thënë në një intervistë për ‘Kohën Ditore’, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sipas të cilit organizimi i protestave nuk mund të mbetet peng i vullnetit të një partia.

Haradinaj ka pranuar se ka ftohje të marrëdhënieve me lëvizjen Vetëvendosje që prej anulimit të protestës më 25 mars. Shkak janë bërë dallimet e thella për mënyrën e bashkëpunimit të mëtejmë.

“Aleanca i ka ofruar ‘Vetëvendosjes’ të zgjedhë mandatarin apo bartësin e listës. ‘Vetëvendosjes’ i ka takuar të zgjedhë, e kemi ndarë dhe ka qenë opsionale. Aleanca nuk insiston dhe nuk është prioritet i imi të jem kryetar i Qeverisë. E kemi menduar më të rëndësishëm ndryshimin sesa postin, mirëpo Aleanca nuk është e gatshme të hyjë në një organizim formal politik, ku e dorëzojmë vizionin tonë në ‘Vetëvendosje’ pse në ndonjë subjekt tjetër, pra nuk e parashohim formimin e një partie të re politike”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *