Home / Kryesoret / Harrohet një foshnje katër vjeçare në tualetin e një kopshti në Shkup

Harrohet një foshnje katër vjeçare në tualetin e një kopshti në Shkup

Dy kujdestare fëmijësh në kopshtin e Shkupit ‘Luledielli’ në lagjen Vllae, pardje kanë harruar një foshnje katër vjeçare në tualetin e kopshtit, transmeton TetovaSot.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17, kur ato kanë nisur që të shkojnë, duke i mbyllur dyert e objektit dhe kyçur alarmin, duke menduar se tashmë në kopsht nuk gjendet askush.

Pasi që ka ardhur nëna për ta marr foshnjën dhe e ka parë se është e mbyllur, iu është paraqitur drejtueses së kopshtit për t`i thënë se fëmijën nuk e ka marr, ndërsa kopshti është i mbyllur. Edhe pse me mosbesim ajo është dëgjuar edhe me dy kujdestarët të cilat e kanë kuptuar se foshnja gjendet brenda në kopsht.

Kjo dramë ka zgjatur rreth 15-20 min, ku më pastaj ka ardhur sigurimi dhe drejtoresha e objektit ‘Luledielli’, e cila është krijim i kopshtit ‘Pranvera’ në lagjen Kozle.

Këtë informacion për opinionin e shpërndau pardje tezja e foshnjës së harruar, përmes një grupi në Facebook.

Ajo në publikimin e saj theksoi se foshnja është harruar një orë.

Ndaj kësaj kanë reaguar drejtoresha Vita Jakovlevska dhe drejtuesi i objektit ‘Luledielli’, Ruzha Zafirovska.

“Unë 38 vite e punoj këtë punë dhe deri më tani asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e këtillë. Është e vërtet se foshnja është harruar, por besomëni bëhet fjalë për keqkuptime midis kolegeve. Foshnja ka shkuar në tualet. Në ndërkohë, njëra prej kolegeve ka shkuar t`i ndërroj rrobat, dhe pastaj edhe tjetra. Gjegjësisht edhe njëra edhe tjetra kanë parë se foshnja nuk është aty dhe pa u konsultuar, njëra tjetra kanë menduar se ia kanë dorëzuar prindërve. E kanë mbyllur kopshtin, kanë pritur që të ç`kyçet alarmi dhe kanë ikur”, theksoi drejtuesja e objektit ‘Luledielli’

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *