Home / Kryesoret / Human Rights: Maqedoni, nivel i lartë i korrupsionit dhe qeveri e dështuar

Human Rights: Maqedoni, nivel i lartë i korrupsionit dhe qeveri e dështuar

“Human Rights” në një raport të fundit për Maqedoninë shkruan se problemet më të rëndësishme në aspektin e të drejtave të njeriut rrjedhin nga niveli i lartë i korrupsionit dhe dështimit të qeverisë. Maqedonia duhet tërësisht ta respektojë sundimin e ligjit, duke përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme për të kufizuar lirinë e medias, involvim në gjyqësor dhe ndjekje selektive e fajtorëve.

Gjithashtu në këtë raport thuhet se në Maqedoni, në sistemin gjyqësor ka ndërhyrje të mëdha politike, joefikasitet, nepotizëm, vonesa në procese, shkelje të të drejtës në gjykim publik. Korrupsioni është gjithashtu një tipar kryesor në gjyqësorin e Maqedonisë.

E gjithë kjo, siç vuri në dukje “Human Rights”, janë zbuluar nga regjistrimet e audio regjistrimeve që tregojnë dëshmi të ndërhyrjes politike në administratën publike dhe në media, si dhe korrupsioni që është në shkallën e lartë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *