Home / Lajme / Kronika e zezë / Humb jetë 38 vjeçarja nga Tetova, vajza 10 vjeçare shpëton

Humb jetë 38 vjeçarja nga Tetova, vajza 10 vjeçare shpëton

Policia e Tetovës ka dalë me detaje të reja për aksidentin që ndodhi  të martën mbrëma në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të kthesës për në fshatin Tumçevishtë. Sipas policisë, bëhet fjalë për një familje nga Tetova, gjegjësisht nga Reçica e Vogël, kurse gjatë goditjes së automjetit të tyre me kuaj, ka mbetur i vdekur 38 vjeçarja G.R.Vetura e tipit Citroen C5, me targa të Tetovës e drejtuar nga 42 vjeçari Q.R nga Reçica e Vogël, ku brenda kanë qenë edhe 38 vjeçarja G.R dhe vajza e tyre 10 vjeçare, ka goditur në kuaj, të cilët pa kanë lëvizur në autostradë.

Nga goditja, gruaja G.R e cila ka qenë në karriget e përparme dhe vajza në pjesën e pasme të veturës, kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Gostivarit. Por atje është konstatuar vdekja e gruas 38 vjeçare dhe lëndime të vajzës, e cila pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak. Trupi i gruas me urdhrin e prokurorit publik do të dorëzohet në obduksion. Për shkak të ekspertizës e cila ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit, komunikacioni është zhvilluar me regjim të posaçëm. Sipas analizave të SPB Tetovë, në vit në këtë aks të autostradës, regjistrohen nga mbi njëqind aksidente të shkaktuara nga kafshët, por deri më tani pa viktima në njerëz.
Para katër ditëve u regjistrua edhe një aksident i tillë në të cilin një automjet u përplas me një bagëti me ç’rast 18 dele janë mbytur në vendngjarje ndërsa edhe po aq kanë ngordhur nga lëndimet.
1-896

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *