Home / Kryesoret / Internet portalet nuk do të kontrollohen gjatë procesit zgjedhor

Internet portalet nuk do të kontrollohen gjatë procesit zgjedhor

Agjencia për audio dhe shërbime mediale audio vizuale në janarin e këtij viti e miratoi ‘Metodologjinë për monitorimin e paraqitjes mediale përmes programeve në radio dhe në televizione gjatë kohës së proceseve zgjedhore’ ku qëndron se nuk do të kryejnë kontroll në internet portalet, pasi që ashtu si përmendet në njoftim, nuk ekzistojnë kushte për këtë gjë, transmeton TetovaSot

Ajo, si dhe informacioni se për ndjekjen e medieve do të angazhohen rreth 100 persona, për ‘Meta’ e vërtetoi edhe drejtori i Agjencisë për audio dhe shërbime audio vizuale, Zoran Trajcevski i cili theksoi se është e pamundshme që kjo gjë të bëhet nga më shumë arsye.

“Askund në botë nuk ka një rregull të këtillë. Shumica e portaleve në Maqedoni nuk dihen se ku janë regjistruar. Askund nuk ka se kush është pronari, për shkak të së cilës edhe nuk mund t`i dënojmë. Nuk kanë adresë, nuk kanë persona përgjegjës”, deklaroi Trajcevski.

Në pyetjet se çka do të ndodh kur do të nis ndjekja e medieve, pasi që, megjithatë në Rregulloren Zgjedhore ekzistojnë edhe internet portalet, Trajcevski theksoi “ për atë gjë duhet që t`i pyesni politikanët

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *