Home / Lajme / Maqedoni / Isen Asani:Do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e interesit të përbashkët

Isen Asani:Do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e interesit të përbashkët

Kryetari Komunës së Tearcës z.Isen Asani është takuar me drejtuesin e kolegjit “Jahja Kema” në Maqedoni, z.Muhamed Bahçe.

Në këtë takim është biseduar për shumë segmente bashkëpunimi të interesit të përgjithshëm në Komunën e Teracës, me theks të veçantë është shtruar për diskutim çështja e shkollimit dhe puna e projekteve të mundëshme që mund të vijnë nga IPA fondet, donacione këto të destinuara nga fondet e Bashkimit Evropian.

Komuna e Tearcës është e interesuar që të ngrit nivelin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e interesit të përbashkët.Në këtë linjë mund të krijohen mundësi pozitive që të bashkëpunohet edhe me kompaninë për konsalting pranë kolegjit. Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të aplikuar bashkërisht në tërheqjen e fondeve të ndryshe nga Bashkimi Evropian, tha i pari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *