Home / Lajme / Maqedoni / Ish-bashkëveprimtari nga Zajazi, BDI-së: “Kërkoni falje dhe shkoni”

Ish-bashkëveprimtari nga Zajazi, BDI-së: “Kërkoni falje dhe shkoni”

Safet Hyseni nga Zajazi i Kërçovës (bashkëveprimtar i atyre që sot gjenden në krye të BDI-së) në një intervistë për portalin “Upress” iu është drejtuar ish shokëve të tij tani (14 vjet) funksionarë të lartë partiak, ”Kërkoni falje dhe shkoni!”

Ai në intervistën ekskluzive shpjegon arsyet se përse u largua nga kjo parti në vulgun më të madh të kësaj partie.

“Edhe atëherë por edhe sot mendoj se veprimi i tyre politikë është bërë i dëmshëm për shqiptarët. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Unë që nga fillimi i formimit të BDI-së kam shprehur bindjet e mia se koncepti i tyre politikë s’ka të bëjë me qëllimet e proklamuara në dokumente apo në premtimet pa mbulesë nëpër fushata zgjedhore. Kur kam dal nga BDI ua kam thënë edhe arsyet. Ika nga kjo skuadër në vitin 2002 menjëherë pas zgjedhjeve kur BDI fitoj bindshëm”, thekson Hyseni i njohur si publicist dhe gazetar.

Hyseni ka kritikon ashpër heshtjen e BDI në rastin e Kumanovës më 9 maj, ku nuk pati reagim të ashpër.

“Unë mendoj se rasti i Kumanovës ku robërve iu merret jeta, gjë e cila nuk ka ndodh as me fiset barbare duhej reaguar jo vetem unë por edhe të tjerë. Unë edhe atëherë edhe sot mendoj se ata janë në rrugë të gabuar. Të kërkosh falje, përse nuk di ta bësh një punë, nuk është turp. Të kërkosh falje pse nuk mundesh, nuk është turp, port të kërkosh falje se ja unë iu mashtrova 16 vite dhe ju më besuat është e turpshme, dhe më e turpshme të vazhdosh të mashtrosh veten. Unë iu thash “Kërkoni falje dhe shkoni”, thekson Hyseni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *