Home / Kryesoret / Ish deputeti i PDSH-së: Ali Ahmeti dhe Gruevski kanë qenë në listën për ti likuiduar

Ish deputeti i PDSH-së: Ali Ahmeti dhe Gruevski kanë qenë në listën për ti likuiduar

Ish deputeti i PDSH-së, Imer Aliu, ka publikuar emrat e dy liderëve të partive në Maqedoni të cilët janë kërcënuar me likuidim fizik. Bëhet fjalë për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Aliu këto informata shokuese i ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ku thuhet se kjo informatë është siguruar në takimin e fundit të Këshillit të sigurimit të Maqedonisë që u bë me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov, ndërsa prezent në këtë mbledhje ka qenë vet ish deputeti Aliu.

Ndryshe, në intervistën e djeshme Presidenti Ivanov pranoi se dy kryetarë partish, janë kërcënuar për vdekje nga persona të panjohur, por nuk dha sqarime se cilët kanë qenë nën tytën e kallashnikovit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ish deputetit Aliu

Ivanovi kishte thëne se dy liderë të partive politike janë kërcënuar me likuidim fizik. Që të mos krijohen përshtypje të gabuara, Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski janë dy liderët që janë kërcënuar nga struktura të ndryshme pas rastit të Kumanovës. Kjo informatë u prezentua në takimin e fundit të këshillit të sigurimit ku isha prezent!

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *