Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov në ora 12 i pranoi në takim ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav

Ivanov në ora 12 i pranoi në takim ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav

Ambasadorët e SHBA-ve dhe të BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, sipas të dhënave jo zyrtare sot në mesditë pritet që të takohen me presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov, në lidhje me vendimin e tij për faljen e personave që kanë të bëjnë me krimet nga bisedat e përgjuara.

Jo zyrtarisht, ambasadorët kanë kërkuar takim me Ivanovin qysh pardje kur vendimi u bë publik, por ai nuk i pranoi.

Edhe sot në mëngjes nga kabineti i Ivanovit nuk dhanë vërtetim për takimin e sotëm.

Thuan se janë duke kontrolluar nëse në agjendën e kryetarit ka një ngjarje të tillë, dhe kur do ta kuptojnë do ta informojnë opinionin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *