Home / Kryesoret / Ivanov thellon krizën, nuk tërhiqet nga vendimi

Ivanov thellon krizën, nuk tërhiqet nga vendimi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një konferencë për shtyp tha se ende qëndron në vendimin e tij për faljen e politikanëve, dhe se është i bindur se ky është një vendim në interes të shtetit. Ai edhe një herë bëri thirrje që cilido qoftë që vlerëson se i është shkaktuar padrejtësi, mund t’i drejtohen atij, për çka Presidenti do të angazhojë ekipe ekspertësh.Ivanov kërkoi nga përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe nga partitë politike, që të përmbushin të gjitha obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinos. Ai më tej, kërkoi nga përfaqësuesit ndërkombëtar që të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në kryerjen e funksioneve të tyre, pasi siç u shpreh ai, mund të jenë të keqkuptuar.Që nga shpallja e zgjedhjeve fillon një kapitull i ri në zhvillimin e vendit, tha Ivanov. Nga LSDM-ja kërkojnë edhe dorëheqjen e Ivanovit nga posti i Presidentit “Me aktin tuaj të pamenduar mirë, që të sillni vendim për falje të përgjithshme nëpërmjet të cilave ndërpriten të gjitha procedurat penale kundër politikanëve të cilët janë të lidhur me krizën politike dhe aferat e përgjuara, edhe më tepër e thelluat krizën politike. Prandaj kërkoj menjëherë t’i asgjësoni vendimet tuaja për falje dhe të hapni rrugë për kthimin e proceseve demokratike dhe kthimin e së drejtës në shtet” thonë nga LSDM-ja

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *