Home / Lajme / Maqedoni / Ja politikanët NËN HETIM, të falur nga Ivanovi!

Ja politikanët NËN HETIM, të falur nga Ivanovi!

Me faljen e Ivanovit do të ndalen procedurat penale ndaj të dyshuarve në tre rastet e nisura nga Prokuroria Speciale, “Titanik”, “Tortura” dhe “Fortesa”. Në rastin Titanik politikan të dyshuar për manipulime zgjedhore janë:

Rasti “Titanik”, të dyshuarit për manipulime zgjedhore

Gordana Jankullovska, ish ministre e Brendshme

Mile Janakievski, ish ministër i Transportit

Kirill Bozhinovski, sekretar i Qeverisë

Edmond Temelko, kryetari i Liqenasit

Në rastin “Tortura” i dyshuari kryesor është ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, i cili poashtu do të falet nga Ivanovi dhe të gjitha procedurat kundër tij do të ndalohen. Tortura ka të bëjë me dyshimet për torturim të ish ministrit të Brendshëm, Lube Boshkovski gjatë arrestimit të tij në një prej kafeneve të Shkupit.

Rasti “Tortura”, dyshime për torturim të Lube Boshkovskit

Sasho Mijallkov, ish njeriu i parë i DSK-së

Në rastin “Fortesa” i cili u nis kohë më parë lidhur me shkatërrimin e pajisjeve për përgjim të DSK-së, përsëri si e dyshuar paraqitet ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, e cila rrezikon burgim prej 5 deri 20 vjet.

Rasti “Fortesa”, shkatërrimi i pajisjeve për përgjim

Gordana Jankullovska, ish ministre e Brendshme

Një rast tjetër i marrë nga Prokuroria Speciale është edhe rasti “Puç” ku lideri i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me ish shefin e DSK-së Zoran Verushevski dyshohen për spiunim dhe bashkëpunim me shërbimet e huaja, ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev poashtu akuzohet edhe për shantazh ndaj kreut të shtetit.

Rasti “Puç”, katër persona akuzohen për spiunim dhe bashkëpunim me shërbimet e huaja

Zoran Zaev, lider i LSDM-së

Zoran Verushevski, ish drejtor i DSK-së

Një rast tjetër që prokurori publik Marko Zvrlevski asesi nuk po ja kalon Katica Janevës është rasti “Magjar Telekom” ku dyshohen Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, ish zëvendës kryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, dhe Vllado Buçkovski, ish kryeministër.

Rasti “Magjar Telekom”, për mitmarrje

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Musa Xhaferi, ish zv/ministër për zbatimin e MO-së

Vllado Buçkovski, ish kryeministër

Me gjasë nga burgu do të lirohet edhe Lube Boshkovski pasi që në fjalimin e tij kryetar i shtetit tha se do të falen të gjithë politikanët ndaj të cilëve po zhvillohet gjykim, janë të dyshuar apo që po vuajnë burgun.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *