Home / Kryesoret / Kafshët shkaktojnë aksidente në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar (VIDEO)

Kafshët shkaktojnë aksidente në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar (VIDEO)

Sipas policisë, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në nivel vjetorë ndodhin deri 100 aksidente komunikacioni, të cilat shkaktohen nga kafshët, transmeton TM.

Kjo rrugë nuk është e sigurtë plotësisht me gardh mbrojtës, kështu që kafshët e rrethinës, lirshëm kalojnë nëpër të. Javën e kaluar ndodhi një aksident kur një veturë goditi një qen në pjesën rrugore Tetovë-Shkup.

Javën e kaluar vdiq një 38 vjeçare, banore e Reçicës së Vogël, pasi që një numër kuajsh lëviznin nëpër autostradën Tetovë-Gostivar. Ata goditën veturën. Në fillim të muajit në këtë pjesë të autostradës u mbytën rreth 30 dele, duke e kaluar rrugën.

Nga Agjencia për rrugë shtetorore të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së autostradave thonë se për çdo vit intervenohet në sanimin ose ndrimin e gardhit metalik, varësisht nga financat që i kanë në posedim. Sipas agjencisë, gardhi vidhet nga persona të panjohur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *