Home / Kryesoret / Kaos në MPB, udhëheqësi dhe urdhëra paralele

Kaos në MPB, udhëheqësi dhe urdhëra paralele

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë po mbretëron kaos, pas urdhërave dhe vendimeve paralele. Në njërën anë është ministri Oliver Spasovski dhe në anën tjetër zëvendësministri Mitko Çavkov.

Ministri Spasovski ka reaguar përmes një letre qarkore në MPB dhe të gjitha drejtoritë dhe sekretariatet policore, që të mos përfillin letrën e dërguar dy ditë më parë nga zëvendësi i tij Çavkov. Ky i fundit si kuadër i VMRO-DPMNE kishte kërkuar që të mos respektohen vendimet e ministrit, lidhur me shkarkimet dhe emërimet e kryera në MPB, por edhe për vendime e urdhëra të tjera. Çavkov bazohej në vendimin e Qeverisë së zgjeruar, e cila pa praninë e ministrave të LSDM, anuloi të gjitha vendimet e deritanishme të ministrave oponentë.

Spasovski përmes letrës së tij ka theksuar se ai është ministër përgjegjës për drejtimin e kësaj ministrie, derisa zv/ministri merrë pjesë vetëm për çështjet e lidhura me organizimin e zgjedhjeve.

Ai ka kërkuar që të respektohen të gjitha vendimet e tij për emërime dhe shkarkime në MPB, por edhe vendime për masa të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *