Home / Kryesoret / Kapishtec, një person i aboluar nga Ivanov ka gjuajtur me armë zjarri drejt një furgoni (FOTO)

Kapishtec, një person i aboluar nga Ivanov ka gjuajtur me armë zjarri drejt një furgoni (FOTO)

Një person i cili, siç shkruan A1on.mk, është i falur apo aboluar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sot ka gjuajtur me armë zjarri në një furgon. Të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 14, transmeton Portalb.

Në furgon kanë mbaruar disa plumba. Personi, ka gjuajtur nga banesa e tij, ndërkaq rreth hyrjes së ndërtesës janë parë përforcime të mëdha policore. Ndërtesa ndodhet në Kpaishtec. Furgoni, ndaj të cilit është gjuajtur, ka qenë i zbrazur dhe nuk ka të lënduar.

Banesa, nga ku është gjuajtur, është në pronësi të personit që është aboluar apo falur nga vendimi i presidentit Ivanov që e solli më 12 prill. Për personin në fjalë, ashtu siç shkruan A1on.mk, thuhet se është pronar i një ueb-portalit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *