Home / Kryesoret / Katica dhe Fatimja godasin Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë

Katica dhe Fatimja godasin Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë

Sot me urdhër të Prokurorisë Speciale Publike, inspektorët janë futur në Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë ku kanë kërkuar të gjitha dokumentet nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Dyshohet se dokumentet nga kjo Agjenci mund të zhduken dhe në këtë mënyrë lëndët e proceduara kundër funksionarëve në pushtet do të ishin gjysmake ose nuk do të kishte mundësi që të përfundonin deri në fund.

Prokuroria Speciale Publike deri më tani në opinion ka paraqitur disa lëndë, ku tek disa prej tyre është kërkuar edhe masa e paraburgimit për disa ish funksionar maqedonas.

Përndryshe, Gjykatat në Republikën e Maqedonisë kanë refuzuar që t`i marrin parasysh kërkesat e kësaj Prokurorie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *