Home / Lajme / Maqedoni / Kërçova dhe Struga përfundimisht humben nga shqiptarët!
DIGITAL CAMERA

Kërçova dhe Struga përfundimisht humben nga shqiptarët!

Shqiptarët e Maqedonisë janë të tronditur tej mase se në zgjedhjet e ardhëshme lokale, në muajin shkurt të vitit 2017, Komuna e Strugës dhe ajo e Kërçovës, rrezikohen që të humben nga drejtuesit shqiptar.

Zhurnal ka analizuar skenarin se si këto dy komuna të cilët aktualisht udhëhiqen nga prefekt shqiptarë, në zgjedhjet lokale rrezokohen të humben dhe prefektët e këtyre dy komunave do të jenë maqedonas ose maqedonas musliman (torbesh).

Skenari i parë është se VMRO-DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, i ka nën kontrollë të plotë të gjithë maqedonasit musliman (torbesh) në Kërçovë, Mavrovë, Dibër, Strugë dhe vende të tjera. Për herë të parë partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, arriti që maqedonasve musliman (torbesh) tju sigurojë tre deputet në Parlamentin e Maqedonisë, madje në udhëheqësinë më të lartë të VMRO-DPMNE-së e caktoi ish deputeten nga Struga, Nora Ismaillovska.

Me këtë rast VMRO-DPMNE gjatë 5 viteve të fundit arriti që edhe shefat e policisë, dhe shefat e ndërmarrjeve të ndryshme dhe në postet shtetërore të rajonit të Kërçovës, Dibrës, Strugës dhe vendeve të tjera të emëroj maqedonas musliman (torbesh). Në qytetin e Dibrës, aktualisht shefi i policisë është maqedonas musliman (torbesh).

Me këtë dëshmohet qartë se VMRO-DPMNE i kontrollon të gjithë votuesit që dalin nga komuniteti maqedonas musliman (torbesh), dhe me këtë partia e Gruevskit i ka shancet shumë të mëdha që në zgjedhjet e ardhëshme lokale, kandidati i VMRO-DPMNE-së të fitojë në Kërçovë dhe Strugë.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçovë dallimi mes kandidatit shqiptarë, Fatmir Dehari dhe kandidatit maqedonas ishte shumë i vogël. Për këtë shkak Kërçova në zgjedhjet e ardhëshme lokale me siguri se do të humbet.

Në këtë qytet shqiptarë dy partitë maqedonase edhe pse u konfrontuan tepër mes tyre VMRO-DPMNE dhe LSDM, përsëri për interes të qytetarëve maqedonas, ata u bashkuan, shkruan Zhurnal. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka ndikim të madh në rajonin e Llabunishtës ku jetojnë një pjesë e madhe maqedonas musliman (torbesh).

Në këtë fshat fëmijët e maqedonasve musliman (torbesh), mësojnë vullnetarisht nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa ish Ministri i Jashtëm nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, në një deklaratë adresoi kritika të fuqishme ndaj shqiptarëve të Strugës se ata kontribojnë që të asimilohen maqedonasit musliman. Nga Llabunishta është edhe ish deputetja Nora Ismaillovska.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *