Home / Kryesoret / Kërkohet dorëheqja e kryetarit të komunës së Manastirit

Kërkohet dorëheqja e kryetarit të komunës së Manastirit

Këshilltari i PLD-së Manastir, Aleksandar Kasapov kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski, për shkak të përfshirjen e tij në aferën “Transportuesi”, transmeton TetovaSot.

Njëkohësisht është kërkuar që dega e VMRO-DPMNE-së në Manastir të heq dorë nga Taleski, në të kundërtën do të llogaritet se po e përkrah dhe është bashkëpunëtor në punën e tij.

Prokuroria Speciale e ngarkoi kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleski se së bashku me kryetarin komunal të Komisionit për furnizime publike dhe një grup transportuesish kanë mashtruar me tenderet për transportimin e nxënësve me çka Manastiri e pagoi transportin më të shtrenjtë në botë.

Për kryetarin Taleski, kundër të cilit nuk mund të hapet procedurë penale pasi që është i falur nga Presidenti, Prokuroria Speciale Publike kërkoi konfiskimin e pronës, për të cilën vlerëson se është arritur përmes veprimeve të këtilla.

Taleski i mohoi keqpërdorimet për të cilat e ngarkoi Prokuroria Speciale, ndërsa nga Ivanovi kërkoi që ta tërheq faljen për të.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *