Home / Kryesoret / Kërpaç nuk bëri vetëvrasje, por e vrau dikush ме 7 plumba që mos të dëshmojë për skandalet?!

Kërpaç nuk bëri vetëvrasje, por e vrau dikush ме 7 plumba që mos të dëshmojë për skandalet?!

Incidenti i djeshëm në Shkup, ku humbi jetën pronari i ueb portalit “Netpress”, Kosta Kërpaç ka ngritur dyshime të mëdha se ai është vrarë nga persona të paidentifikuar. Jozyrtarisht mësohet se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi të gjitha plumbat që janë shkrepur janë në gjoksin e tij.

Ndryshe, gazeta maqedonase “Veçer” vazhdon me propagandën e saj në favor të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo gazetë sulmon Prokurorinë Sepciale në Maqedoni të udhëhequr nga Katica Janeva se ajo është fajtore për kinse vetëvrasjen e pronarit Kosta Kërpaç. Në artikullin e fundit të gazetës Veçer “Tortura e Prokurorisë Speciale shkak për vetëvrasje”.

Akuzohen prokurorët special se kinse ata kanë torturuar pronarin e ndjerë Kërpaç. Ndryshe, gjatë publikimit të bombave të Zaevit Kërpaç ishte i involvuar me ish shefin e shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov dhe me një firmë nga Izraeli, e cila i ka siguruar pajisje policisë së Maqedonisë, konkretisht aparate për përgjim. Provizioni i kësaj shit-blerje të aparaturës është dashur të kalonte në firmën e Kërpaçit dhe më pas këto para t’i merrte Sasho Mijallkov.
kostaaaa

TORTURA1

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *