Home / Kryesoret / Komandant Sokoli dhe kosovarët tjerë do të kalben në burgjet maqedonase, s’ka burrë shqiptar që do ti shpëtoj?

Komandant Sokoli dhe kosovarët tjerë do të kalben në burgjet maqedonase, s’ka burrë shqiptar që do ti shpëtoj?

Kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e sotëm është në rrethim të forcave speciale policore dhe mbykqiret nga një helikopter i policisë së Maqedonisë shkruan Zhurnal. Sot në ora 11.00 fillon gjykimi i Grupit të Kumanovës ku bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë. Sot do të flasin edhe dëshmitarët mbrojtës.

Nga Gjykata thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit.
Ndryshe proçesi gjyqësor ndaj grupit kosovarë ka të bëj me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015-të.
Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se gjashtë muaj 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.
Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë publike ku pjestarët e grupit të armatosur do të japin dëshmin e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ndryshe incidenti në Kumanovë ndodhi një vit më parë kur në pushtet ishte koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI. Edhe pse disa muaj paralajmëronte një incident të këtill kryetari i partisë maqedonase, Stojanco Angellov , partitë shqiptare nuk e menaxhuan situatën por lejuan që komandantët e ish UCK-së nga Kosova të bien në kurth të ish shefit të policisë maqedonase, Sasho Mijallkov.

POLITIKANET SHQIPTARE NE MAQEDONI ASNJEHER NUK REAGUAN NDAJ GRUEVSKIT DHE SASHO MIJALLKOVIT, FSHIHET MARREVESHJE?!

Ndërkohë, grupi i Kumanovës akuzohet për terrorizëm dhe mund të dënohen pjesmarrësit me burgë të përjetshëm, që nënkupton se luftëtarët e ish UCK-së do të kalben në burgjet maqedonase dhe nuk kanë asnjë ndihmë nga politikanët shqiptar.

Nga ana tjetër edhe partitë opozitare në Maqedoni që drejtohen nga shqiptarët nuk marin asnjë veprim që të protestojnë kundër gjykimit të grupit të Kumanovës. Këta parti edhe pse duhet të protestojnë fuqishëm ndaj padrejtësive që u bëhën shqiptarëve, asnjë parti deri tani nuk mer guximin që të protestoj gjatë cdo seancë gjyqësore.

HASHIM THACI HESHTI PËR NGJARJEN E KUMANOVËS

Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaci asnjëher nuk erdhi në Shkup dhe të kërkon llogari nga autoritetet e Maqedonisë dhe nga lidershipi shqiptar në pushtet se pse ndodhi rastin në Lagjen e Trimave. Heshtja e autoriteteve kosovare vë në dyshim një marrëveshje të fshehtë se Thaci është marrur vesh me politikanët nga Maqedonia që të likuadiojnë disa ish komandant të UCK-së në një territorë të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *