Home / Kryesoret / Kristian Danielson në Shkup në takim me liderët partiakë

Kristian Danielson në Shkup në takim me liderët partiakë

Drejtori i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson sot në Shkup do të takohet me liderët e katër partive politike, nënshkruese të marrëveshjes nga Përzhino.

Sipas misionit të KE-së në Shkup, Danielson do të takohet me kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti, PDSH-së Menduh Thaçi, VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe kryetarin e Qeverisë të angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, Emil Dimitriev.
Në Bruksel dje Danielson realizoi takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili pas takimit deklaroi se bëhet fjalë për gjendjen aktuale politike në vend dhe për procesin e organizimit dhe përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara për më 5 qershor.

Drejtori i Drejtorisë për zgjerim vjen për vizitë në Maqedoni një ditë para shpërbërjes së paralajmëruar të Parlamentit, ndërsa sot deputetë duhet të votojnë për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri, të propozuar nga BDI-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *