Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ do t`i kontrolloj edhe mërgimtarët shqiptar dhe votuesit e Pustecit

KSHZ do t`i kontrolloj edhe mërgimtarët shqiptar dhe votuesit e Pustecit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e djeshme vendosi që të kërkoje nga MPB t`ia jap një listë të personave që janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë që kanë lindur në Pustec, Prespa e Vogël, ndërsa kanë të drejt vote, transmeton TetovaSot.

KSHZ njëkohësisht kërkoi nga MPB që të jap përgjigje nëse ka nisur procedurë për vërtetimin e bazës për arritjen e vendbanimit të votuesve që janë me prejardhje nga Pusteci.

Gjatë diskutimit midis ekspertëve dhe përfaqësuesve partiak, propozimi u përkrah me 9 vota që MPB të jap informacione për votuesit nga Pusteci.

Paraprakisht KSHZ-ja vendosi që edhe mërgimtarët që gjenden në Listën Zgjedhore të kontrollohen. Nga KSHZ informuan se nuk e kontestojnë të drejtën e tyre të votës, por MPB duhet që në mënyrë administrative të vërtetoje nëse këto emra qëndrojnë në regjistër të veçantë nga Lista Zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *