Home / Kryesoret / KSHZ është e bindur se Lista Zgjedhore do të pastrohet

KSHZ është e bindur se Lista Zgjedhore do të pastrohet

A do të kanë sukses anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor që ta kthejnë besimin në Listën Zgjedhore te qytetarët?

Pyetje për të cilën shumica janë pesimist, sipas rrjedhës së deritanishme të ngjarjeve.

Afati për pastrimin e Listës Zgjedhore skadon për katër ditë dhe nga ky institucion ekziston ende heshtje për atë se deri ku kanë arritur.

Ata që e paraqesin mediet duke u thirrur në përfaqësuesit zyrtar nga KSHZ është se përsëri do të kontrollohen edhe 40.000 votues të kontestuar të cilët nuk janë gjetur në shtëpi gjatë kontrollit në terren.

Rexhep Prekopuca theksoi se afatet do të respektohen dhe se deri me 15 prill do të finalizohen rezultatet nga kontrolli në terren.

1129 votues është numri që do të fshihet nga baza e të dhënave në MPB.

Nga KSHZ injorojnë të komentojnë publikisht për punën rreth Listës Zgjedhore, ndërsa partitë janë ato që po merren me numra.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *