Home / Kryesoret / KSHZ është e përgatitur për zgjedhje, lista është kontrolluar

KSHZ është e përgatitur për zgjedhje, lista është kontrolluar

Seancën e mbrëmshme të KSHZ-së e dëmtoi veprimi i kryetarit të Komisionit, Aleksandar Cicakovski, i cili doli nga salla gjatë kohës së votimit. Mungesa e tij nuk ka asnjë rëndësi, pasi që KSHZ i sjell vendimet me shumicë votash, transmeton TetovaSot.

Ashtu si kërkuan ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbajti qëndrimin se është e përgatitur për zbatimin e zgjedhjeve. Me këtë tashmë nuk ka dilema dhe arsyetime për organizimin e zgjedhjeve me 5 qershor. U vërtetua se Lista Zgjedhore nuk ka votues fiktiv ashtu si thanë nga LSDM-ja.

Lista e votuesve u kontrollua sipas të gjitha bazave, madje edhe për herë të parë u zbatua edhe kontrolli në terren. Kjo tregoi se lista është e pastër dhe se e njëjta në mënyrë të rregullt është azhurnuar.

Megjithatë, për besim më të madh, KSHZ kërkoi nga Ministria e punëve të brendshme që të kontrolloj edhe rreth 100.000 votues të cilët nuk po paraqiten në asnjë bazë të dhënash, por posedojnë dokumente të vlefshme. Edhe ai kontroll dëshmoi se ato janë votues legal të cilët nuk mund të fshihen nga Lista Zgjedhore.

Edhe pse për shumicën prej tyre bëhet fjalë për votues që janë në mërgim, ato kanë të drejt që gjatë zgjedhjeve të paraqiten në Maqedoni dhe të votojnë dhe atë të drejtë askush nuk mund që t`ia merr.

Opozita vlerësoi se ato duhet që të hidhen në pjesën e votuesve nga diaspora edhe pse janë të vetëdijshëm se atje ekziston një regjistrim aktiv.

Ananas Urumov, anëtar i Komisionit theksoi se Lista Zgjedhore është kontrolluar dhe se është bërë demistifikimi i saj.

“KSHZ kontrolloi 1.700.012 votues mbi të gjitha bazat, kështu që i tërë operacioni mund të quhet si thyerje e atomit. KSHZ kreu demistifikimin e Listës Zgjedhore”, theksoi Urumov.

Sot KSHZ në seancë duhet që ta vërtetoje afatin për veprimet zgjedhore, ndërsa pritet që MPB-ja Listën Zgjedhore ta dërgoje deri te Komisioni.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *