Home / Lajme / Maqedoni / Lazarov: Bisedimet në Vjenë janë një mundësi për të përmirësuar gabimet

Lazarov: Bisedimet në Vjenë janë një mundësi për të përmirësuar gabimet

Profesori Lazar Lazarov, situatën e rinisjes së bisedimeve të katër subjekteve politike në Vjenë e sheh si një nismë të re dhe përmirësimin e gabimeve që janë bërë, transmeton TetovaSot.

“Vitin e kaluar kishte një masë kritike, por u përzi bashkësia ndërkombëtare dhe u tentua që të gjendet zgjidhje përmes marrëveshjes së Përzhinos. Për këtë arsye tash situata është ende më e ndërlikuar në raport me parapraken. Gabimi më i madh ishte se qysh në fillim precizohej data e zgjedhjeve. Fillimisht duhej krijuar kushtet, pastaj duhej shkuar në zgjedhje”, vlerëson Lazarov.

Drejtimi i zgjidhjes së krizës është në drejtim të bisedimeve të reja. Tashmë u caktua një takim i ri në Vjenë.

“Duhet që të kthehen bisedimet, pasi që asgjë nuk është zgjidhur. Unë mendoj se është e nevojshme pjesëmarrja më e madhe e diplomacisë amerikane kësaj here në vend të formatit evropian. Njashtu, duhet që të gjenden zgjidhje të pranueshme. Me marrëveshjen e Përzhinos u krijua Prokuroria Speciale publike, por pamë se pa Gjykatë Speciale, kjo prokurori po përballet me shumë pengesa”, porositi Lazarov.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *