Home / Lajme / Maqedoni / LD: KSHZ nuk arriti që ta pastroje Listën Zgjedhore

LD: KSHZ nuk arriti që ta pastroje Listën Zgjedhore

Në bazë të analizës për volumin e votuesve të dyshimtë ( mbi 300.000 ), si dhe edhe si rezultat i kontrolleve të deritanishme të kryqëzuara, është shumë e sigurt se KSHZ nuk ka arritur që ta pastroje listën zgjedhore, si njëra prej kushteve më esenciale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe pengimin e mundësive për përsëritjen e falsifikimit zgjedhor nga të falurit me vendimin e Gjorgje Ivanovit, paralajmëruan nga Lidhja Demokratike, transmeton TetovaSot.

“Gjatë kontrolleve të kryqëzuara asnjë votues fiktiv nuk është fshirë nga lista zgjedhore, por për këtë duhet që të bëhet një procedurë administrative, ndërsa e njëjtë është gjendja edhe për ato që janë shpërngulur nga Maqedonia, si dhe për votuesit e ri.

Lidhja Demokratike e fton Trajko Velanoski që të mos i shpall zgjedhjet. Në vend të zgjedhjeve, Trajko Velanoski duhet që ta pranoje kërkesën e deputetëve dhe të thërras një seancë të jashtëzakonshme në Parlament.

Me shtyrjen e zgjedhjeve dhe thirrjen e seancën në Parlament do të krijohen kushte që në mënyrë institucionale të hapen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, si dhe me vet kënaqësinë e Gjorgje Ivanovit.

Lidhja Demokratike pret nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që sot ta informoje opinionin nëse ka kushte për zgjedhje ose jo”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *