Home / Lajme / Maqedoni / LD: Më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje

LD: Më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje

“Është më se e qartë se më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje, për këtë Lidha Demokratike i fton të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat, t’i tërheqin dorëheqjet e tyre dhe të punojnë me kapacitet të plotë”, thonë nga Lidhja Demokratike, njofton Portalb.

“Paralajmërojmë për probleme të mundshme të sigurisë nëse në MPB nuk shembet parimi i hierarkisë dhe më tej po praktikohet veprimi paralel i zëvendësministrit plotësues. Për këtë, LD, kërkon që Qeveria t’i tërheqë vendimet kadrovike individuale sepse ato shkaktojnë kaos dhe paralizë të institucionit më vital. Këto vendime janë kundër Kushtetutës dhe kundër ligjeve dhe për këtë Gjykata Kushtetuese duhet me kohë t’i suspendojë dhe këto vendime Qeveria t’i shfuqizojë”, thuhet në kumtesën e partisë së Pavle Trajanovit.

Sipas tyre, Republika e Maqedonisë është në krizë, dhe bëjnë thirrje për dialog politik për riaktivizimin e Parlamentit dhe zhbllokimin e institucioneve tjera për t’u zbatuar reformat dhe të krijohen kushte për zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *