Home / Kryesoret / Lirohen nga burgu të dyshuarit e fundit nga lënda ‘Transportuesi’

Lirohen nga burgu të dyshuarit e fundit nga lënda ‘Transportuesi’

Këshilli Penal e ndërpreu masën e paraburgimit për dy të dyshuar në rastin ‘Transportuesi’ dhe në vend të paraburgimit ia caktoi masën e sigurimit të prezencës, gjegjësisht konfiskimit të pasaportave, obligimit për t`u paraqitur në gjykatën në Manastir dhe ndalesën për ta lëshuar vendbanimin, transmeton TetovaSot.

Me këtë vendim, tashmë asnjë i dyshuar nga kjo lëndë nuk gjendet në paraburgim.

Vetëm sa për përkujtim, Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgimin për 11 prej 22 personave të dyshuar, për shkak të keqpërdorimeve të financave për transportimin e nxënësve.

Në mesin e të akuzuarve është edhe kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski, i cili është i falur nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *