Home / Lajme / Maqedoni / LR-PDSH do të nisë protestat masovike mbarëshqiptare në Maqedoni!

LR-PDSH do të nisë protestat masovike mbarëshqiptare në Maqedoni!

LR-PDSH e drejtuar nga Ziadin Sela nga java e ardhshme do ta tronditë Maqedoninë përmes protestave masovike mëson ekskluzivisht Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Protestat do të jenë kundër pushtetit të udhehequr nga ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski dhe kundër vendimit të fundit të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov ku amnestoi mbi 10 politikanë të VMRO-DPMNE-së të cilët kishin kryer vepra të rrënda penale.

Zhurnal mëson se protestat do të jenë në mbështetje të Prokurorisë Speciale Publike e cila ka ngritur disa akuza ndaj funkionarëve më të lartë shtetërorë në Maqedoni të cilët gjatë 10 viteve të fundit kanë keqpërdorur me parat shtetërore, kanë pregaditur raste të montuara politike dhe kanë keqpërdor qytetarët për qëllime të caktuar. Sipas LR-PDSH, prokuroria speciale është garanca e vetme që në Maqedoni të kthehet shpresa për demokratizimin e institucioneve.

LR-PDSH përmes protestave masive në Maqedoni do të alarmon qytetarët shqiptar për krizën e thellë politike në vendin, posaçërisht për partizimin e të gjitha institucioneve shtetërore nga ana e qeverisë së drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe për vendimet skanadaloze të institucioneve shtetërore.

Ndryshe, LR-PDSH e drejtuar nga kryetari Ziadin Sela ka mar pjesën më të madhe të PDSH-së së dikurshme dhe gëzon autoritet të madh në komunat shqiptare në Maqedoni, keto protesta masovike do ti organizon në mënyr individuale dhe nuk kanë asnjë lidhshmëri me protestat e LSDM-së të drejtuar nga Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *