Home / Kryesoret / LR-PDSH nis me protesta, të premten thirrje për protestë gjithëpopullore

LR-PDSH nis me protesta, të premten thirrje për protestë gjithëpopullore

LR-PDSH përmes një komunikate për të premten ka bërë thirrje për protestë gjithëpopullore me moton “Ndal këtij sistemi…” që do të mbahet në Shkup.

Kjo thirrje është përkrahur nga Shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptarë në Maqedoni, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK), Shoqëria Civile dhe dy partitë Lëvizja për reforma PDSH (LR-PDSH) Rilindja Demkratike Kombëtare (RDK).

“Ftojmë publikisht të gjithë shqiptarët që vetes nuk i thonë robër, por i thonë të lirë, organizata joqeveritare të shqiptarëve, intelektualë të pavarur, parti politike dhe të gjithë qytetarët që duan liri, drejtësi, dinjitet, progres, që synojnë perspektivën dhe lumturinë, t’i bashkangjiten kësaj PROTESTE GJITHËPOPULLORE për t’i thënë NDAL KËTIJ SISTEMI…”, thekson LR-PDSH.

Kjo parti shpjegon arsyet se përse shqiptarët duhet të dalin dhe të protestojnë.

“Të ndodhur në situatë të këtillë, ku dialogu politik nuk jep më shpresë, ku shpërfillen në mënyrën më brutale edhe marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të faktorin ndërkombëtar, ku burgjet janë plot e përplotë me shqiptarë të pafajshëm, ku e drejta për barazi të plotë shitet paturëpsisht nga një grup shërbetorësh që i thonë vetes shqiptarë, na detyrojnë Neve si shqiptarë të lirë në ndërgjegje dhe karakter, të pakapur nga askush, që veprim politik kemi ardhmërinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në trojet tona, të ndërmarrim aksion të koordinuar për të shprehur revoltën tonë ndaj këtij sistemi që na robëron, që na përul dhe nënçmon, që na mohon dhe shkel të drejtën tonë për barabarësi të plotë.”, thekson LR-PDSH e drejtuar nga Ziadin Sela.

Më tej theksohet se kriza shumë-dimensionale që ka kapluar vendin nga mos funksionimi i shtetit të së drejtës, partizimit të institucioneve, anashkalimit të së drejtës për barabarësi të plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, nxitjes së tensioneve ndëretnike, kanë goditur drejtpërdrejt në themelet e stabilitetit dhe qenies së shtetit.

Ndërsa situate e fundit e krijuar me vendimin e Ivanovit për të aboluar politikanët maqedonas dhe shërbetorët e tyre shqiptarë që kanë shkelur ligjin, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, janë të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, LR-PDSH thotë se kjo dëshmon edhe njëherë se drejtësia në Maqedoni funksionon me standarde të dyfishta dhe se shqiptarët kanë të drejta të qytetarit të dorës së dytë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *