Home / Kryesoret / LR-PDSH: Raporti negativ i Freedom House, vërteton keqqeverisjen BDI-VMRO

LR-PDSH: Raporti negativ i Freedom House, vërteton keqqeverisjen BDI-VMRO

Sipas raportit të “Freedom House” Maqedonia ka shënuar rënie të nivelit demokratik dhe kjo rbën edhe një fakt të keqqeverisjes së partnerëve BDI dhe VMRO, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë shënuar vetëm rënie të nivelit demokratik në vend. Raporti vërteton se në këtë gjendje, qeveria aktuale nuk ka mundësi të organizojë zgjedhje fer dhe demokratike, sepse shteti shënon ulje të pavarësisë së mediave apo gjyqësorit dhe problematika në proceset zgjedhore.

Maqedonia ka rënie të nivelit të demokracisë, proceset zgjedhore, pavarësisë së mediave, pavarësinë juridike dhe korrupcionin, sipas të dhënave të raportit të fundit të “Freedom House” për këtë vit.

Vendi ka shënuar rënie në gjashtë kategoritë që mat ky raport, për shkak të zbulimeve të parregullsive zgjedhore të vitit 2004 që shkaktuan bojkot të opozitës në Kuvend, si dhe për shkak të informacioneve të reja lidhur me skandalin e përgjimeve të qeveritarëve, liderëve politik dhe fetar, gazetarëve apo edhe qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *