Home / Kryesoret / LSDM shkon në Vjenë, por me kushte

LSDM shkon në Vjenë, por me kushte

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ende nuk ka sjell vendim definitiv nëse do të shkoje në takimin e liderëve në Vjenë, të caktuar për të premten, por shanset janë të mëdha që ta pranoje ftesën nga tre euro deputetët, Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduart Kukan, thuan burime nga partia.

Drejt përgjigjes pozitive të ftesës shohim edhe në deklaratën e Renata Trenevska Deskovska, anëtare e LSDM-së dhe nënkryetare e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë e cila në një intervistë për Faktor deklaroi se në Vjenë do të udhëtohet me një stimul të fuqishëm nga pakënaqësia e përgjithshme anti qeveritare.

Nga partia, zyrtarisht thuan se ende nuk kanë sjell vendim përfundimtar dhe se do të diskutohet për kushtet për të cilat eventualisht Zoran Zaev do të udhëtonte në Vjenë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *