Home / Lajme / Kronika e zezë / Makina nga shpejtësia e madhe godet murin, lëndohen 3 persona nga Tetova

Makina nga shpejtësia e madhe godet murin, lëndohen 3 persona nga Tetova

Mbrëmë rreth orës 20, në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, makina “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 24-vjeçari nga B.XH nga Tetova ndoshta për shkak të shpejtësisë se madhe dhe të pa rregulluar apo tejkalim shpejtësie, ka humbur kontrollin, dhe ka dal jashtë rrugës dhe është përplasur me murin e fabrikës “Teteks”, njofton SPB-Tetovë.

Nga përplasja dhe goditja shoferi dhe pasagjerët E.XH.(19), H.Q (23) dhe FM (23), gjithashtu nga Tetova janë lënduar, dhe me një tjetër automjet janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës pas ndihmës, ata janë liruar nga spitali.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë aksident, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 40 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Futet për t’u larë, vdes pushuesja në Sarandë

Një pushuese ka gjetur vdekjen mëngjesin e ditës së sotme pranë vendit të quajtur ”çentrali”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *