Home / Lajme / Kronika e zezë / Makina shkel një fëmijë në rrethinën e Tetovës

Makina shkel një fëmijë në rrethinën e Tetovës

Dje pasdite rreth orës 16 e 40 minuta në rrugën lokale Tudencë-Raotincë në Kopancë, ka ndodhur një aksident me pjesëmarrjen e një automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.K 30-vjeçar nga Raotinca dhe 6-vjeçari (këmbësorë) nga fshati Kopancë, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident, fëmija ka marr disa lëndime, së pari është dërguar në ambulantë në Zhelinë, pastaj në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, është liruar nga spitali.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë të plotë mbi shkakun dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këtë aksident, ku kohëve të fundit në rajonin e Tetovës kanë ndodhur shumë aksidente që ka pasur shumë të lënduar këmbësorë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *