Home / Kryesoret / Maleski: Maqedonisë nuk i duhet një konflikt i brendshëm

Maleski: Maqedonisë nuk i duhet një konflikt i brendshëm

Profesori universitar, Denko Maleski në lidhje me paralajmërimet për sanksione ndërkombëtare ndaj Maqedonisë, shpreson se ato do të ngelin vetëm kërcënime dhe se nuk do të realizohen.

“Vendit nuk i duhet një konflikt i brendshëm, por një tranzicion i qetë drejt demokracisë dhe pluralizmit, ndërsa ai proces kërkon një durim të madh si brenda ashtu edhe jashtë. Çelësi për dalje nga kriza është brenda dhe jo jashtë.

Për këtë arsye, shpresoj se gjithçka do të ngel vetëm në kërcënim dhe se presioni i rritur në mënyrë të dukshme nga ana e BE-së dhe SHBA-ve ndaj faktorëve të brendshëm politik për të prodhuar një zgjidhje në pajtueshmëri me raportin e Pribes dhe Marrëveshjes së Përzhinos, kësaj herë do të ketë sukses.

Masat do të ishin: presion i rritur për tërheqjen e faljes së Ivanovit, shtyrjen e zgjedhjeve kësaj here pa datë, riaktivizimin e Parlamentit, krijimin e kushteve për punë të papenguar të PSP, uljen në tavolinën e bisedimeve të liderëve politik dhe gjithçka nga e para. Me mundësi kështu, përderisa nuk mësojmë. Pasi që pushteti fitohet, ndërsa demokracia mësohet”, theksoi profesori universitar, Denko Maleski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *