Home / Kryesoret / Maqedonia e shënon Ditën e NATO-s

Maqedonia e shënon Ditën e NATO-s

Në Shkup sot do të shënohet Dita e NATO-s, përkatësisht dita kur para 67 viteve u formua Aleanca veri-atlantike.

Në solemnitetin në Shtëpinë e ARM-së, siç është paralajmëruar, do të flasë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Në shënimin që e organizon Ministria e Mbrojtjes dhe Këshilli euroatlantik i Maqedonisë, do të prezantohen historia, vlerat dhe qëllimet e NATO-s, si dhe rëndësia e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Dita e NATO-s është ngjarje që tradicionalisht shënohet në të gjitha vendet-anëtare të Aleancës, si dhe në vendet-partnere. Në këtë datë, në vitin 1949, 12 vende, në Uashington e nënshkruan Marrëveshjen me të cilën u konstituua Aleanca veri-atlantike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *