Home / Kryesoret / Maqedonia ka të drejtë ta kontrollojë kufirin e vet në pajtim me standardet ndërkombëtare

Maqedonia ka të drejtë ta kontrollojë kufirin e vet në pajtim me standardet ndërkombëtare

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefan Zajbert sot i hodhi poshtë pretendimet e një pjese të mediave të cilat kërkojnë që Berlini ta kritikojë Maqedoninë për aksionin në të cilin nëpunësit kufitar të Maqedonisë i penguan refugjatët nga kampi i tyre në Idomeni të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Sipas pozitave të Berlinit, çdo shtet duhet që kufijtë e vetë t’i mborjë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Në një pyetje të drejtpërdrejtë nëse Gjermania do ta dënojë përdorimin e plumbave të gomës dhe gazin lotsjellës kundër refugjatëve, Zajbert deklaroi se tentimet e refugjatëve për ta kaluar kufirin është zgjidhje e cila nuk jep shpresë, ndërsa kontrolli i kufijve ndërkombëtare në çdo vend duhet të jetë në kuadër të standardeve ndërkombëtare.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Berlini është i shqetësuar për kushtet e rënda për akomodimin e refugjatëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për tensionet në linjën kufitare në dy ditët e fundit.

Gjermania është destinacioni më i shpeshtë u refugjatëve të cilët deri më tani kanë kaluar përmes Rutës ballkanike dhe cak i dhjetëra mijëra refugjatëve të cilët gjendet në territorin grek dhe ende shpresojnë të hyjnë në territorin e BE-së përmes Maqedonisë. /MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *