Home / Kryesoret / Maqedoninë mund ta presin sanksione si të Rusisë , qytetarët në panik

Maqedoninë mund ta presin sanksione si të Rusisë , qytetarët në panik

Ndërmjetësi i BE-së në krizën politike në vendin tonë Piter VanHoutte në një intervistë për javoren “Fokus” është deklaruar për çështje aktuale rreth Maqedonisë.

Në pyetjen e gazetarit: “Dëgjojmë se BE do të vendosë sankcione ndaj udhëheqësisë së DPMNE-së, a mund kjo të ndodhë së shpejti, apo është ky vetëm kërcënim që pushteti të kthjellet?”, VanHoutte ka dhënë këtë përgjigje:

Jam i sigurtë se tanimë një kohë po diskutohet mundësia për një gjë të tillë. Qasja është e njejtë si ndaj Rusisë, nuk bëhet fjalë për embargo të përgjithshme, e cila do të ishte e dëmshme për popullin e Maqedonisë, gjë që nuk duam të ndodhë. Por nëse kami sankcione të targetuara, restrikcione për udhëtime të funksionerëve, ngrirje të pasurisë së tyre, atëherë këto janë metode efektive për t’i bindur njerëzit të sillen në mënyrë më demokratike – është përgjigjur VanHoutte.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *