Home / Kryesoret / Mbaron takimi mes partive opozitare, ja konkluzionet

Mbaron takimi mes partive opozitare, ja konkluzionet

Partitë opozitare shqiptare u takuan për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm politike në rrafshin e zgjedhjeve. Me ftesë të Rilindjes Demokratike Kombëtare, u mblodhën Lëvizja Besa, partia Uniteti dhe Partia për Prosperitet Demokratik. E ftuar ka qenë edhe Lëvizja për Reforma në PDSH por ajo nuk i është përgjigjur ftesës.

Partitë e bashkuara opozitare thanë se i mbështesin fuqishëm protestat kundër pushtetit që po zhvillohen këto ditë thuajse në shumicën e qyteteteve më të mëdha të Maqedonisë.

RDK, Uniteti, Lëvizja Besa dhe PPD-ja kërkuan nga kryetari i shteti që ta tërheq vendimin për falje të politikanëve dhe bashkëpuntorëve të tyre, kërkuan nga faktori ndërkombëtar që të ndikojë në shtyerjen e datës së zgjedhjeve pasi që nuk ka kushte reale që ato të mbahen më 5 qershor, si dhe kërkuan që të bëhet presion deri tek 4 partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos që të zbatojnë gjitha pikat për të cilat janë zotuar.

Nga kjo platformë e përbashkët opozitare buron edhe nevoja për kthimin e demokracisë, përmirësimi i gjendjes së shqiptarëve në shtet, dekriminalizimi i pushtetit, sundimi i së drejtës, luftimi i krimit dhe korrupsionit, funksionimi i lirë i Prokurorisë Speciale, departizimi i institucioneve publike, mediat e lira, zgjedhje të lira dhe demokratike të pranuara nga secili faktor vendas dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *