Home / Kryesoret / Mbetjet e kafkës në Strazhë i përkasin shoferit të ish-rektorit të USHT-së

Mbetjet e kafkës në Strazhë i përkasin shoferit të ish-rektorit të USHT-së

Mbetjet e një kafke njeriu ishin zbuluar para disa ditësh në skaj të rrugës në magjistralen Gostivar-Kërçovë në afërsi të vendkalimin Strazhë. Ekipi policor me urdhër të Prokurorit publik ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe ishte planifikohuar kërkim shtesë në terren, informoi Policia e Tetovës.

Sipas njohurive të para, kafkën e ka vërejtur një kalimtar rasti, i cili me 13 prill rreth orës 13:00, ishte ndalur në një hapësirë të rrugës në gjysmë kilometri nga Strazha. Pas paraqitjes, është kryer kontroll, me ç’rast është konstatuar se kafkës i mungon nofulla e poshtme. Materiali i gjetur ishtë dhënë në ekspertizë që të konfirmohet mosha dhe detajet tjera me këtë gjetje.

Portali Shqipmedia njoftoi se nga burime policore jozyrtare dyshohej se bëhet fjalë për shoferin e zhdukur të ish rektorit të USHT-së Agron Reka repsketivisht për Naser Selmanin nga Gostivari. Policia sot zyrtarisht pas analizës së DNK-ës ka njoftuar se mbetjet e kafkës i përkasin pikërisht Naser Selmanit, shkruan portali maqedonas Plusinfo.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *