Home / Sport / Mediat Botërore: Ku është Messi?

Mediat Botërore: Ku është Messi?

Leo Messi edhe një herë tjetër nuk ishte në nivel, ku nuk ndihmoi fare skuadrën e tij në eliminimin nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Mediat boterore ka ngacmuar Barcelonën dhe ka ngritur në qiell Atleticon pas ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-0.

“Ku ishte Messi? Ishte pyetja e shumë mediave botërore.

“Nuk kemi lajme nga Leo Messi”, thotë Daily Mail, që shton se as argjentinasi dhe as Neymari nuk janë më ata që kanë qenë para pushimit të kombëtareve.
Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport thotë se ishte “një mbrëmje e hidhur për Messin dhe shokët e tij”.

L’ Equipe i Francës nënvizon se sërish është Atletico Madrid skuadra që eliminon Barcelonën nga Champions League, ndërsa Griezmann është lideri i saj.

Argjentinasja Ole thotë se bëhet fjalë për një triumf të madh të Atletico Madrid. Po Messi? Nuk diti, nuk mundi dhe nuk gjeti mënyrën për t’iu kundërpërgjigjur kundërshtarit.

Ndërsa katalanasja Sport mendon se arbitri dhe Griezmann e eliminuan Barcelonën: “Atletico, i nxitur nga tifozeria, dukej se do e hante Barcelonën. Në fund, skandali! Rizzoli nuk dha një penallti të pastër për katalanasit”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *