Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat e BDI-së deponuan dorëheqjet, BDI do të shkon në zgjedhjet e 5 qershorit

Ministrat e BDI-së deponuan dorëheqjet, BDI do të shkon në zgjedhjet e 5 qershorit

Ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë në ora 11 kanë deponuar dorëheqjet e parevokueshme nga posti. Dorëheqjet I kanë dorëzuar tek Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, bëjnë të ditur nga partia e Ahmetit.

“Nuk mundemi që në këtë shtet vetëm BDI të kujdeset për ardhmërinë e Maqedonisë, institucionet kanë obligim që të ngritin procedurë për personat të cilët publikojnë biseda private, por ata mbetën të shurdhër. Ky është hapi parë i paralajmërimit, mirëpo nuk do të thotë që nuk do të marrim hapa të tjerë. Mirëpo se çka do të ndodhë, për atë ka mandat të vendosë vetëm Kryetari Ahmeti. Nëqoftëse ka vendim që të emërohen Ministra të rinjë, askush nga ministrat aktual nuk do të kthehen. Zgjedhje më 5 qershor do të ketë dhe BDI do të shkon në zgjedhje”, ka deklaruar për Televizionin 24 Vesti, një zyrtarë i lartë qeveritarë në dorëheqje.

I pari që dorëheqjen e prezantoi edhe në profilin e tij në Facebook, është ministri i arsimit, Ademi. Ai shkruan shkurtë, se dorëheqja e tij vjen menjëherë dhe konform vendimit të kryesisë së BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *