Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat “pa lesh” të BDI-së

Ministrat “pa lesh” të BDI-së

Koment nga TetovaSot

BDI e ka ndryshuar “formacionin” politik. Pas tërheqjes së ministrave të deritashëm, kryesia e partisë, në mbledhjen e sontme ka caktuar emrat e rinj të ministrave të cilët do ta përfaqësojnë këtë parti në qeverinë teknike. Shumica e emrave janë të rinj dhe pak të njohur për opinion.

Duket se BDI ka shkuar në një “formacion” krejt të ri, të cilët jo që vjnë vetëm si emra, por edhe janë të rinj më moshë. Në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar komentet për përbërjen e re të ministrave, dhe shumë nga këto komente si me shaka thonë që ministrat e ri i takojnë një moshe aq të re sa që nuk kanë ende “ lesh në fytyrë”, dmth janë pa lesh, duke aluduar në moshën e tyre dhe “seriozitetin” e përfaqësimit në qeveri.

Sidoqoftë, BDI u kanë dhën një shancë moshës së re, e cila në ditët në vazhdim do të “aterojë” në qeverinë me shumë probleme dhe me procese të rënda që kërkojnë përvojë shumë më të madhe. Njohës të rrethanave vlerësojnë se ministrat e rinj do ta kenë shumë të vështirë të përballen me këtë situatë, e cila është e komplikuar për “moshën” kaq të re të këtij “formacioni” të ministrave.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *