Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i Arsimit Lutfiu, sot mori pjesë në hapjen e Panairit të Karrierës

Ministri i Arsimit Lutfiu, sot mori pjesë në hapjen e Panairit të Karrierës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sot mori pjesë në hapjen e 11-të me radhë të Panairit të Karrierës në organizimin e Qendrës për Karrierë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Lutfiu theksoi se në këtë Panair të Karrierës, më shumë se një dekadë takohen studentët me punëdhënësit e tyre potencial si dhe komunitetin e biznesit me udhëheqësit e tyre të ardhshëm, drejtorë dhe menaxherë në kompanitë e tyre.

“Jam i bindur se edhe këtë vit nga kontaktet të cilët do të realizohen në këtë panair, do të pasojë bashkëpunim i mëtutjeshëm, punësim si dhe ndërtim i karrierës së suksesshme. Kompanitë tani më njëmbëdhjetë vite nga ky universitet marrin kuadër të lartë arsimor profesional i cili do të punojë në ngritjen e cilësisë në punë. Ndërsa çdo brez i ri i studentëve, fiton mundësinë të punësohet në njërën nga kompanitë më të mira në Republikën e Maqedonisë “ theksoi Lutfiu.

Ministri shtoi se Universiteti i Evropës Juglindore, ofron arsimim sipas standardeve botërore, prandaj për këtë arsye kompanitë më të suksesshme këtu kërkojnë kuadër, për të cilët besojnë se shumë lehtë mund të kyçen në punën e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *