Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Spasovski: Me LSDM-në paga mesatare do të bëhet 500 euro

Ministri Spasovski: Me LSDM-në paga mesatare do të bëhet 500 euro

Nga Shtipi po nisin ndryshimet në Maqedoni. Po ndjehet një energji e re, shpresë e re për të gjithë qytetarët të cilët duan një jetesë më të mirë dhe standard më të lartë.

Kështu Oliver Spasovski e hapi tribunën në Shtip dhe theksoi se Maqedonia po niset në një rrugë të re më të sigurt dhe për një të ardhme e udhëhequr nga njerëz të ndershëm dhe përgjegjshëm.

“Fokusi i Programit të LSDM-së është hapja e vendeve të reja të punës me paga më të larta. Për këtë arsye, do të sigurojmë 140 milion euro, ndihmë shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore, të cilët do të krijojnë vende të reja të punës.

Por, jo çfarë do qoftë vende të punës, por vende të punës me dinjitet, me paga më të larta dhe të drejta të garantuara.

Ka përfunduar koha e eksploatimit të punëtorëve në Maqedoni. Pagën minimale do ta rrisim në 15.000 denar, ndërsa paga mesatare do të kapërcejë 29.000 denar”, theksoi Spasovski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *