Home / Lajme / Maqedoni / Misterioze: Gjendet një kafkë njeriu në magjistralen Gostivar-Kërçovë

Misterioze: Gjendet një kafkë njeriu në magjistralen Gostivar-Kërçovë

Mbetjet e një kafke njeriu janë zbuluar në skaj të rrugës në magjistralen Gostivar-Kërçovë në afërsi të vendkalimin Strazhë. Ekipi policor me urdhër të Prokurorit publik ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe gjatë ditës planifikohet kërkim shtesë në terren, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas njohurive të para, kafkën e ka vërejtur një kalimtar rasti, i cili dje rreth orës 13:00, ishte ndalur në një hapësirë të rrugës në gjysmë kilometri nga Strazha. Pas paraqitjes, është kryer kontroll, me ç’rast është konstatuar se kafkës i mungon nofulla e poshtme. Materiali i gjetur është dhënë në ekspertizë që të konfirmohet mosha dhe detajet tjera me këtë gjetje.

Nga SPB Tetovë informojnë se vendi dhe terreni janë siguruar, ndërsa në koordinim me Prokurorin publik dhe ekipet e specializuara gjatë ditës pritet të fillojë kërkimi në rrethinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *