Home / Kryesoret / “Mond”: Maqedonia kërkon nga Greqia të vendosë rend në Idomeni

“Mond”: Maqedonia kërkon nga Greqia të vendosë rend në Idomeni

Si përgjigje ndaj kritikave të ashpra nga Athina për shkak të “përdorimit tejmase të dhunës gjatë incidenteve me njëqind migrantët të dielën, autoritetet e Maqedonisë iu përgjigjën Greqisë, se në kompetencë të saj është që të sjellë rend dhe të respektohet ligji në kampin Idomeni, shkruan gazeta parisiene “Mond”.

Siç transmeton korrespondenti i MIA­-s nga Parisi, ngjarjet e fundit në kufirin me Greqinë në kampin Idomeni, u gjendën në ballinat e të gjitha gazetave, ueb portaleve dhe lajmeve në radio dhe televizione në Francë.

Përgjigjja e autoriteteve të Maqedonisë erdhi pas kritikave të ashpra të qeverisë greke në llogari të fqinjit të saj verior, i cili vetëm e përkujtoi Athinën “se zbatimi i ligjit dhe vendosja e rendit publik, në zonën kufitare, brenda, si dhe jashtë kampit Idomeni janë me rëndësi të madhe që të pengohen incidente të reja” e transmeton gazeta parisiene “Le Mond” kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras, siç shpjegon gazeta parisiene, “i akuzon qytetarët e Maqedonisë se në mënyrë të ‘turpshme’ i ka refuzuar njëqind migrantët të cilët dëshironin me dhunë ta kalojnë kufirin, duke akuzuar se forcat e Maqedonisë kanë përdorur krahas gaz lotsjellësit edhe plumba gome”.

Shkupi, sipas “Mond”­it, i përgënjeshtron këto pohime, duke dërguar gjithashtu notë diplomatike deri te zyra greke në Shkup në të cilën thuhet:

“Me qëllim që të evitohen në të ardhmen incidente të këtilla, ministri bën thirrje për bashkëpunim të rritur me policinë dhe autoritetet greke të angazhuara për sigurinë, si dhe aksionet për parandalim dhe shpërndarje në kohë të domosdoshme të të gjithë informatave të rëndësishme të cilat do të lejojnë që të dekurajohen manifestimet e dhunshme të emigrantëve”. Gazeta në fund shpjegon për lexuesit e saj se marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë janë të këqia që nga vetë shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, rreth problemit tashmë mirë të njohur me emrin. Incidentet e fundit në kufi vetë i nxitën tensionet e vjetra, konkludon gazeta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *